Asgje me shume sesa shendeti i ekonomise shqiptare nuk po merr keto dite
vemendjen e kryeministrit Berisha. Qe nga java e kaluar, ne mbledhjen e
grupit parlamentar demokrat, ne dy mbledhjet e qeverise dhe serish ne
takimin me deputetet e tij, kryeministri Berisha u fokusua tek rishikimi
i buxhetit, qe ka mberritur per miratim ne parlament.
Rishikimi qe propozon qeveria eshte shkurtimi i shpenzimeve te administrates dhe i disa investimeve, nga te cilat sigurohet rritja e pagave dhe e pensioneve, ruajtja e nivelit prej 59.7 % te borxhit publik, deficitit buxhetor, si dhe inflacionit prej 3.5 %, qe perbejne edhe treguesit kryesore makro-ekonomike.
“Faktikisht kjo eshte politika me aktive qe nje vend mund te kete ndjekur ne pagat dhe pensionet e tij. Shkurtime shpenzimesh do te behen, duke nisur nga buxheti i kryministrise dhe te gjitha institucioneve te tjera.Duhet shkurtim shpenzimesh per te garantuar rritjen e projekteve te tjera, rritjen e pagave dhe e pensioneve”, tha Berisha.
Kryeministri Berisha kritikoi ashper qendrimin e opozites, e cila sipas tij, e shkeputur nga realiteti per shkak te miliardereve qe e drejtojne, vazhdon ta paraqese ekonomine shqiptare si nje te semure imagjinar, edhe pse, sipas kryeministrit, kjo eshte diagnoza e gabuar, qe opozita e ben me keqdashje, madje edhe duke paralajmeruar skenaret greke per ekonomine shqiptare.
“Shkurtimet duhen bërë, por situata është e stabilizuar dhe nuk ka asnjë rrezik përvec imagjinatës së sëmurë te atyre që flasin prej vitesh për krizë”, tha Berisha.
Top Channel