Menjëherë pas arritjes së tre marrëveshjeve teknike mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Hashim Thaçi erdhi në Bruksel për një drekë pune me përfaqësuesen e lartë te BE-së, Catherine Ashton.

Pasi përgëzoi kryeministrin e Kosovës për këtë progres të parë gjatë negociatave me Beogradin, Ashton përmendi perspektivën europiane të vendit, duke theksuar përmbushjen e reformave.

“Pjese e kësaj është edhe që të forcohet sundimi i ligjit dhe unë e inkurajoj kryeministrin Thaçi që te perdorë punën e rëndësishme te misionit tonë EULEX, që është mbështetja urgjente për Kosovën në fusha kyce si policia, gjykata e dogana, por gjithashtu dhe për të ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, deklaroi Ashton.

“Kosova, si vend me perspektivë europiane, do të vazhdojë me qeverisjen e mirë të sundimit të ligjit, të luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar, si dhe do të vazhdojë me implementimin e kritereve që janë të domosdoshëm në mënyrë që Kosova të fitojë të drejtën për në procesin e dialogut të liberalizimit të vizave, në marrëdhëniet kontraktuale dhe ato tregtare me Bashkimin Europian”, nënvizoi më pas kryeministri Thaci.

Në 12 tetor, Komisioni Europian publikon “paketën e zgjerimit”, e cila përfshin dhe raportin vjetor mbi progresin e bërë nga Kosova në përmbushjen e reformave të kërkuara, vecanërisht mbi drejtësinë, administratën e luftën kundër trafiqeve, korrupsionit e krimit te organizuar.

Përgatiti: Arta Tozaj

Top Channel