Ish-gjenerali serb, Ratko Mlladic, që ndodhet në Hagë i akuzuar për krime lufte dhe genocide, do të bojkotojë seancën gjyqësore të ditës së hënë.

Kështu njoftoi avokati i ish-gjeneralit serb të Bosnjes që akuzohet për vrasjen e mijëra muslimanëve gjatë luftës së viteve ’90.

“Mlladic nuk ka në plan të paraqitet në seancën e nesërme, përvecse nuk shoqërohet kundër vullnetit të tij”, thotë avokati i tij, Milos Saljic.

Saljic sqaron se vendimi i Mlladic është marrë si formë proteste ndaj mosmiratimit së grupit të shoqëruesve përgjegjës për sigurinë e jetës së tij.

Top Channel