Cana tek Lazio, sot pritet zyrtarizimi

03/07/2011 10:30

Lorik Canën dhe Lacion e ndan vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes.

Transferimi i mesfushorit shqiptar në skuadrën e Serisë A italiane është thjesht çështje orësh. Madje, sipas disa mediave turke, 27-vjeçari do të jetë sot në Romë (duke spekuluar se ka udhëtuar prej ditës së djeshme), për t’u prezantuar si blerja më e re e bardhkaltërve.

Realizimi i kalimit të Canës te Lacio lidhet ngushtë edhe me zhbllokimin e negociatave që do të kalojnë portierin uruguaian, Fernando Muslera nga ekipi italian te Gallatasarai. Sipas “Ntvspor”, klubet kanë arritur marrëveshjen për shkëmbimin Cana-Muslera, e cila ishte pengesa e fundit për të zgjidhur të ardhmen e lojtarit kryesor të përfaqësueses kuqezi.

Lacio ka qenë gjithmonë zgjedhja e parë e “shkatërruesit”, ndërsa në këtë klub ai është kërkuar me forcë nga presidenti Lotito, drejtori sportiv, Tare dhe trajneri Reja. Për Canën interesoheshin edhe disa skuadra angleze, madje së fundmi u përfol se mesfushori dëshironte të kthehej në Premier League.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA