Wimbledon, fiton Kvitova

02/07/2011 16:55

Çekja Petra Kvitova ka fituar turneun për femra të Wimbledon. Në finale ajo ka mundur rusen Maria Sharapova me dy sete 6/3, 6/4.

Ky është titulli i pestë në karrierë për të, i pari në një provë të Grand Slam.

Ishte që prej 1998-s, kur fitoi Jana Novotna, që një teniste çeke nuk merrte turneun.

Top Channel