Anija “Guximi i shpreses” me 36 aktiviste dhe 10 gazetare amerikane
eshte drejtuar ne mengjesin e se shtunes ne portin e Keratsinit.

Eshte nje prej dhjete anijeve te ‘Flotës së Lirisë – 2 me 350 persona nga 22 vende te botes, qe duan te  transportojne ndihma humanitare për palestinezet dhe te thyejne rrethimin e Rripit të Gazës i cili më shumë se 5 vjet ndodhet nën bllokadën Izraelit.

Autoritetet greke kishin ndaluar qysh prej dites se premte kalimin e flotes nga limanet greke dhe kater motobarka te Marines Detare kane rrethuar anijen ne fjale duke shkaktuar reagimin e partive te majta opozitare dhe organizatave humanitare.

Ne mesditen e se premtes para ambasades amerikane ne Athine dhjetera protestues greke dhe te huaj duke mbajtuar pankarta ne duar dhe duke hedhur parrulla per nje “Palestine te lire” kane kerkuar qe qeveria greke te mos pengoje anijet ne misionin e tyre humanitar.

Ndalimi i anijes eshte bere, sipas Ministrise greke te Rendit, per arsyen se ka pasur informacione nga Tel Avivi se ajo transportonte lende kimike qe palestinezet mund ti perdornin kunder ushtrise izraelite. Por sipas aktivisteve amerikane anija pervec ndihmave humanitare, sjell edhe 3000 letra drejtuar palestinezeve nga qytetaret amerikane.

Ne 23 qershor shefja e diplomacise amerikane Hillari Klinton kishte deklaruar se flota e anijeve mund te shkaktonte nje situate te rrezikshme duke  cenuar ujerat e Israelit duke krijuar nje situate ne te cilen Tel Avivi do kishte te drejten per te mbrojtur territorin e tij.

Vlen te theksohet se ne 31 Maj të vitit 2010 komandot izraelite sulmuan  Flotën e Lirisë – 1, duke vrare edhe 9 aktivistë turq ne anijen Mavi Marmara.

Top Channel