PE miraton amendamentin për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës, thirrje autoriteteve në RMV: Protestat studentore të mos portretizohen si destabilizuese
Autoritetet më të larta të drejtësisë në Bosnje e Hercegovinë kanë
shkarkuar nga detyra prokurorin e përgjithshëm të këtij vendi.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave vendimi për shkarkimin e Milorad Barashin u mor nga Paneli Disiplinor i Gjyqësorit, instanca më e lartë e drejtësisë në BeH.
Sipas burimeve, vendimi u mor pas publikimit të disa bisedave të regjistruara mes kryeprokurorit Barashin dhe dy trafikantëve më të mëdhenj të armëve, Sllobodan Tesic dhe Dragan Kapetina.
Autoritetet kanë deklaruar se ky veprim i prokurorit të përgjithshëm ka kërcënuar besueshmërinë e sistemit gjyqësor.
Top Channel