Pas martesës civile, princi Albert II dhe Sharlene Uitstok u betuan në Kishë, gjatë një ceremonie fetare ku merrnin pjesë 800 të ftuar. Mesha nisi rreth ores 17:00 e drejtuar nga arkipeshkëvi i Monakos Bernard Barsi.
Pas martesës civile, princi Albert II dhe Sharlene Uitstok u betuan në Kishë, gjatë një ceremonie fetare ku merrnin pjesë 800 të ftuar. Mesha nisi rreth ores 17:00 e drejtuar nga arkipeshkëvi i Monakos Bernard Barsi.
Si në çdo dasmë, sytë e të gjithëve u përqendruan te nusja. E veshur me një fustan Armani, me plot 40 mijë kristale Svarovski, 30 mijë perla si dhe një vello gjatë, princesha dukej e emocionuar.
Ish-notarja 33 vjeçare Sharlen Uitstok, ashtu siç e do tradita u shoqërua në altar nga i ati. Princesha kishte dy shoqëruese, stilisten me origjinë daneze Isabel Kristensen dhe kushërirën e princit Albert, Donatella Kneht dhe Messi.
Përpara se të arkipeshkvi Bernard Barsi t’i deklaronte burrë dhe grua, u bashkojë duart, shenjë e lidhjes së tyre para krijuesit.
“Çfarë zoti bashkon, njeriu nuk mund të ndajë”, tha ai.
Më pas çifti shkëmbeu unazat, me flori të bardhë dhe platin. Të emocionuara ishin motrat e Princit, Karolin dhe Stefani, nipërit dhe mbesat e tij.
Pas përfundimit të ceremonisë fetare, të sapomartuarit bën shëtitjen tradicionale, me një makinë të hapur.
Mes të ftuarve, ishin mbretërit e Spanjës, Suedisë, Lesotos dhe Belgjikës, presidentët e Francës, Islandës, Irlandës, Libanit, Maltës dhe Gjermanisë.
I pranishëm ishte, përveç stilistit italian Xhorxhio Armani dhe stilisti Karl Lagërfeld që kishte dizenjuar fustanin që Sharlen veshi të premten gjatë ceremonisë civile, topmodelja Naomi Kembëll e shumë të tjerë. Britania e Madhe përfaqësohej nga Princi Eduard djali i vogël i Elisabetës së Dytë.
Pas ceremonise në Kishë, është organizuar një darkë nga shefi i famshëm i Monakos Alan Dukas.
Mbi 1000 gazetarë nga e gjithë bota ndoqën evenimentin. Monako është shteti më i vogël i pavarur, pas Vatikanit, me një sipërfaqe prej 2 km katrorë.
Historia e Monakos është shumë e lidhur me familjen Grimaldi dhe martesa e princit Albert ishte e shumëpritur. 53 vjeçari Albert ka drejtuar principatën pas vdekjes së të atit, Princit Ranieri, prej vitit 2005.
Top Channel