Pallati i Qelqtë në Nju Jork ka emëruar Robert E. Sorensen pasues të
Lamberto Zanier në drejtimin e misionit të OKB-së në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit e UNMIK, e cila kujton se Sorensen i është bashkuar misionit që prej marsit të vitit 2009, si shef i personelit.

Vendimi i Kombeve të Bashkuara vjen një ditë pasi Lamberto Zanier përfundoi mandatin dhe u largua nga Kosova, për të marrë detyrën e re si sekretar i përgjithshëm i OSBE-së.

Sorensen konsiderohet një diplomat karriere, me përvojë të madhe në Ballkan. Ai më parë ka shërbyer edhe si numri dy i zyrës amerikane në Prishtinë.

Por pavarësisht pranisë së Zanier në Prishtinë dhe vazhdimit të punës së tij nga Sorensen, roli i UNMIK në Kosovë është zbehur prej kohësh, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008 dhe nga mbërritja e misionit EULEX.

Top Channel