Tenis, Nadal arrin finalen

01/07/2011 21:05

Rafael Nadal ka mundur në gjysmëfinalen e dytë të Wimbledon Andy Murray 3-1 me sete: 5-7,6-2,6-2 dhe 6-4.

Spanjolli do të luajë kështu finalen e pestë në karrierë në turneun e Londrës dhe do të tentojë fitoren e tretë të këtij turneu.

Finalja e Wimbledon mes Rafael Nadal dhe Novak Djokovic do të luhet të djelën. Pavarësisht rezultatit, të hënën Novak Djokovic do të marrë kreun e renditjes së tenisit botëror duke zbritur spanjollin Nadal në vendin e dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA