Santos, Neymar i panegociueshëm
01/07/2011 13:25
Ekipi i Santos dëshiron ta mbajë yllin e ri Neymar edhe për shumë vite të tjera.
Kështu ka deklaruar presidenti i klubit brazilian, Luis Alvaro de Oliveira Ribeiro, duke përgënjeshtruar zërat për një destinacion evropian të fenomenit të ri.
Sipas Ribeiro, Neymar nuk është i negociueshëm për motive teknike, të merkatos dhe të kontratës që ka në klubin ku militon aktualisht.
“Santosi do të refuzojë të gjitha ofertat për Neymar dhe do të kërkojë ta mbajë atë edhe për shumë vite të tjera”, ka deklaruar presidenti në ueb sajtin e klubit.
Top Channel