Nis Kupa e Amerikës

01/07/2011 15:40

Përballja Argjentinë-Bolivi starton sonte në mbrëmje edicionin e 43-të të Kupës së Amerikës, aktiviteti më i madh për kontinentin amerikan.

Ky është shansi më i mirë për Leo Mesin që të çojë Argjentinën drejt fitimit të kupës, trofe i pafituar ky nga dy yjet e futbollit amerikano jugor, Diego Armado Maradona dhe Pele.

Favoritja tjetër e këtij kompeticioni është si gjithmonë edhe Brazili, i cili ka një skuadër kompakte të mirëorganizuar mes të rinjve dhe të veteranëve .  
 
Copa America 2011 që do të ndiqet nga mijëra menaxherë futbolli mund të jetë një vitrinë e mirë për shumë të talentuar për kalimin e tyre në skuadrat më me emër të Europës.

Miliona dollarë do të jenë paratë që do të qarkullojnë gjatë këtij aktiviteti. Sipas mediave vendase, shuma e parave që do të përfitohen gjatë 1 muaji është gati dyfishi i asaj që u shpenzua 4 vjet më parë në Venezuelë.

Mësohet se rreth 475 mln $ do të përfitojë shteti argjentinas nga turizmi, gastronomia dhe transporti, 160 mln $ është e drejta TV, 140 mln dollarë është marketingu dhe në total e gjithë vlera kap shifrën e 974 mln $. Një biznes kolasal për futbollin amerikano-jugor dhe jo vetëm.

Sfidat mes më të mëdhenjve të kontinentin amerikano-jugor do të transmetohen direkt nga Supersport, duke filluar nga mëngjesi i të shtunës, Argjentinë- Bolivi në orën 02.45.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA