Drejtori për Ballkanin perëndimor në Drejtorinë për Zgjerimin në BE,
Pierre Mirel ka deklaruar se për Kosovën nuk do të ketë shumë progrese
për t’u raportuar në raport-progresin e ardhshëm të Brukselit.

Deklaratën e tij, Mirel e ka bërë në ditën e dytë të takimit të Procesit të Stabilizim-Asociimit, që po zhvillohet në Prishtinë.

I pranishëm në konferencë, kryeministri kosovar Hashim Thaci ka deklaruar se pavarësisht kësaj, Kosova do të vazhdojnë të punojë për procesin e integrimit.

Thaci është shprehur se perspektiva evropiane e Kosovës është e qartë dhe e konfirmuar në vazhdimësi nga të gjitha nivelet.

“Ne do të vazhdojmë zbatimin e axhendës evropiane, pa lëvizur një milimetër prapa në reformimin dhe avancimin e shtetit të Kosovës, me një qëllim të vetëm, arritjen e standardeve evropiane në të gjitha fushat e qeverisjes dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë”, ka deklaruar Thaci.

Top Channel