Lippi: Rikthehem në vjeshtë

01/07/2011 13:25

Ish-trajneri i kombëtares italiane dhe shumë skuadrave të Serie A,
Marcello Lippi ka bërë të ditur se ka ndërmend të kthehet në drejtimin e
pankinës, por këtë herë me një risi.

“Do të kthehem në drejtimin e pankinës në vjeshtë, por jashtë shtetit. Nuk do të kaloj një dimër tjetër pa punë dhe nuk do të stërvis në Itali. Dua një eksperiencë të huaj, me një kombëtare ose një klub”, ka deklaruar Lippi.

Ai është shprehur se pas botërorit të Afrikës së Jugut, ku Italia nuk bëri një figurë të mirë, dëshironte të pushonte, por ka shtuar se tani kërkon të kthehet në fushë.

Në një intervistë për një televizion lokal, Lippi ka refuzuar të komentojë rastet e lidhura me trukimet e ndeshjeve, duke thënë: “Unë shikoj vetëm punët e mia”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA