Kupa e Amerikës, sot takimi i parë

01/07/2011 13:20

Trajneri i Argjentinës, Sergio Batista ka publikuar formacionin që do të
përballet mesnatën e sotme me Bolivinë, në takimin e parë të Kupës së
Amerikës.

Risia kryesore është prania nga minuti i parë i Carlos Tevez, që në të kaluarën ka pasur probleme me teknikun e kombëtares bardhekaltër.

Formacioni i të zotëve të shtëpisë do të jetë ky: Romero; Zanetti, Burdisso, Gabriel Milito, Rojo; Banega, Mascherano, Cambiasso; Lavezzi, Messi, Tevez.

Top Channel