PE miraton amendamentin për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës, thirrje autoriteteve në RMV: Protestat studentore të mos portretizohen si destabilizuese
Kosova dhe Serbia pritet të nënshkruajnë marrëveshje për 6 cështje që tashmë janë diskutuar në takimet paraprake.
Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari politik i negociatores Edita Tahiri, Visar Xani, sipas të cilit Tahiri ka shkuar tashmë në Bruksel për takimin e radhës që do të zhvillohet nesër.
Sipas Xanit, kadastra, liria e lëvizjes, telekomunikacioni, energjia dhe marrëveshjet doganore pritet të jenë disa nga cështjet për të cilat priten zgjidhje konkrete.
Negociatat Serbi-Kosovë kundërshtohen ashpër nga partitë opozitare të të dy vendeve. Ato serbe pretendojnë se Beogradi po njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa ato kosovare se po i falet një pjesë e territorit Serbisë.
Top Channel