Gjiknuri: I dorëzuam ambasadorëve faktet për manipulime

01/07/2011 13:40

Në selinë e Partisë Socialiste u zhvillua sot një takim mes drejtuesve
të kësaj force politike dhe një pjesë të ambasadorëve të akredituar në vendin
tonë.

Deputeti socialist Damian Gjiknuri sqaroi per mediat, se në takim është përcjellë shqetësimi i opozitës për situatën paszgjedhore si dhe eshte bere prezantimi i materialeve që, sipas selisë rozë, faktojnë manipulimin e rëndë të kryer në zgjedhjet lokale 2011.

“Ne prezantuam argumentat dhe materialet ku faktohet manipulimi i zgjedhjeve. Patëm një takim informues për situatën e fundit të krijuar”, tha Gjiknuri.

Pas takimit ambasadorët nuk dhanë asnjë qëndrim për mediat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA