Flamurtari entuziazmohet

01/07/2011 20:10

Suksesi i një ditë më parë në Podgoricë ka rritur ndjeshëm entuziazmin për skuadrën e Flamurtarit e cila tashmë e sheh veten shumë pranë kalimit për në turin tjetër pasi ka fituar 3-1 ndaj Buducnostit, në ndeshjen e raundit të parë të Kupës Europa Ligë.

Me të mbërritur në Shqipëri, trajneri Gugash Magani shprehet shumë i kënaqur për këtë rezultat që as vetë ai nuk e priste.

“Nuk e mendoja këtë rezultat sepse kishim përballë një skuadër që ka qenë në elitën e futbollit malazes. Ne e sulmuam kundërshtarin dhe përfituam nga kjo”, u shpreh Magani.

Ndërkohë për sa i përket ndeshjes së kthimit që do të zhvillohet më 7 korrik, Magani kërkon vëmendje pasi në futboll gjithçka mund të ndodhë pavarësisht rezultatit pozitiv të ndeshjes së parë.

“Futbolli është i paparashikueshëm dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm në fushën e lojës pavarësisht rezultatit pozitiv të ndeshjes së parë”, shtoi trajneri i Flamurtarit.

Ndërkohë trajneri i Buducnostit ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas kësaj humbjeje me Flamurtarin.

Edhe skuadra tjetër shqiptare, ajo e Vllaznisë, ka fituar ndeshjen e parë në kupën Europa League në transfertë 0-1 me skuadrën e Birkirkarasë në Maltë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA