PE miraton amendamentin për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës, thirrje autoriteteve në RMV: Protestat studentore të mos portretizohen si destabilizuese
Komisioni Evropian ka njoftuar se Kroacia ka mbyllur zyrtarisht negociatat me BE-në, për t’u bërë anëtari i 28-të i Unionit.
“Shtetet anëtare vendosën që të mbyllin bisedimet për anëtarësimin me Kroacinë, gjë që mundëson nënshkrimin e Traktatit të Anëtarësimit në fund të vitit”, thuhet në një komunikatë.
Pas ratifikimit të procedurave nga të gjitha vendet anëtare, anëtarësimi i Kroacisë pritet të bëhet më 1 korrik të vitit 2013.
Kroacia ka premtuar se me t’u anëtarësuar në BE do të lobojë për zgjerimin e mëtejshëm të Unionit me vendet e tjera të Ballkanit.
Pas Kroacisë, vendet pretendente për t’u anëtarësuar janë Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja, Shqipëria dhe Kosova.
Top Channel