Wimbledon, finalja mes Sharapova-Kvitova
30/06/2011 18:40
Finalja për femra e turneut të Wimbledon do të luhet mes Maria Sharapova dhe Petra Kvitova.
Sharapova kreu i serisë 5, është kualifikuar duke mundur gjermanen Sabine Lisicki në dy sete me rezultatin 6-4, 6-3.
Tenistja ruse në finale do të përballet me çeken Petra Kvitova që më përpara kishte mundur bjellorusen Victoria Azarenka në tre sete: 6-1, 3-6, 6-2.
Top Channel