Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha të enjten se autostrada
Morinë-Merdar do të vazhdojë pa asnjë ditë ndërprerje, pavarësisht
kundërshtimeve.

Në interpelancën parlamentare që po mbahet aktualisht në Kuvendin e Kosovës, e thirrur nga lëvizja Vetëvendosje, sipas RTK-se, kryeministri theksoi se ky është projekti më i madh dhe më modern për Kosovën, që do të ketë efekte të mëdha në zhvillimin e vendit.

Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me kritikat e veta ku më së shumti spikat mungesën e transparencës financiare të projektit.

Top Channel