Prishtinë, shqyrtohen mundësitë për vendin e xhamisë së re

30/06/2011 13:55

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media bëri të ditur se po
shqyrton mundësinë për gjetjen e një vendi për ndërtimin e një xhamie,
në pjesën qendrore të vendit.

Në njoftim, sipas Telegraf, thuhet se kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, ka takime të rregullta me kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe asaj të Prishtinës, ku në këto takime është biseduar edhe për mundësinë e caktimit të një zone për ndërtimin e një Xhamie në lagjet qendrore të qytetit.

Po ashtu është diskutuar edhe ndërtimi i një zone për ndërtimin e një Qendre Islamike në territorin e komunës.

Top Channel