Powell kthehet mbreti i 100 metrave
30/06/2011 21:55
Asafa Powell është kthyer. Sprinteri xhamajkian ka fituar 100 metrat në Losanna, gara e cirkuitit Diamond League të atletikës së lehtë.
Atleti ka bërë të ndalet kronometri në kohën 9”78, koha më e mirë sezonale në këtë distancë.
Powell ka mundur bashkombasin e tij Frater, i dyti me 9”88 dhe kampionin francez Lemaitre, i treti me 9”95.
Top Channel