Platini: Vlerësoj Mourinho, por…

30/06/2011 16:20

Michel Platini rrëfen në një intervistë për “Marca” se ka vlerësim të veçantë për Jose’ Mourinho, por kjo nuk e pengon t’i cilësojë si “budallallëqe” disa sulme të tij ndaj arbitrave.

Këto veprime i kanë kushtuar trajnerit të Real Madrid dhjetra skualifikime dhe gjoba të kripura.

Teksa jep vlerësimin për teknikun portugez, presideti i UEFA-s thekson: “Kjo nuk i heq asgjë motiveve për të cilat Komisioni Disiplinor i UEFA-s vendosi ta dënojë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA