Moto GP, Stoner “thumbon” Rossin

30/06/2011 14:10

Në prag të garës së radhës së Moto GP që do të zhvillohet në pistën e Muggello (Itali), Casey Stoner ka “thumbuar” me deklaratat e tij pilotin italian Valentino Rossi.

“Rossi është pilot i Ducatit sepse unë nuk rinovova kontratën me skuadrën italiane”, është shprehur australiani që tashmë garon për Hondën.

Stoner u largua nga Ducati për shkak të problemeve me dirigjincën që lindën pas problemeve të tij shëndetësore. Australiani, i cili këtë vit është dominues i botërorit të Moto GP, ka fituar një titull kampion me Ducati në vitin 2007.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA