Drejtori për Ballkanin në Drejtorinë e KE për Zgjerimin, Pierre Mirel ka deklaruar sot nga Prishtina, se fuqizimi i shoqërisë civile është shumë i rëndësishëm për Kosovën.

Në një tryezë të mbajtur me përfaqësues të 22 OJQ-ve, Mirel është njohur me sfidat dhe problemet e shoqërisë kosovare, e cila sipas tij ka një rëndësi të vecantë.

“Një shoqëri civile aktive është element kyc për të gjitha demokracitë moderne. Organizatat lokale kanë njohuri të rëndësishme dhe mund të japin kontributin e tyre në procesin e ligjeve. Duhen organizata të mira dhe kompetente, por edhe gatishmëri nga ana e qeverisë së Kosovës për të marrë këshillat që mund të dalin nga to”, ka deklaruar Mirel.

Ndër sfidat kryesore të Kosovës, zyrtari i lartë evropian e ka vënë theksin tek lufta kundër korrupsionit, liria e shprehjes dhe zhvillimi i ekonomisë.

Top Channel