Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar me 35 vota kundër, 19 pro dhe 1 abstenim mocionin me 4 pika të lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me financimin e autostradës Morinë Merdare.

Pikat e mocionit të Vetëvendosjes ishin: që qeveria të publikojë menjëherë gjithë dokumentacionin për autostratën; që Kuvendi të ngrinte një grup ekspertësh për të shqyrtuar kontratën me kompaninë “Bechtel Enka”; që të bëhen ndryshime të disa pikave të kontratës që nuk janë të favorshme për buxhetin e Kosovës; dhe që cdo tre muaj të raportohet në Kuvend për shpenzimet mbi këtë rrugë.

Gjatë seancës ka pasur polemika mes kryeministrit Hashim Thaci dhe deputetëve të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në fjalën e tij, Thaci ka deklaruar se ndërtimi i autostradës “Ibrahim Rugova” do të vijojë pa ndërprerje, pavarësisht kundërshtimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA