PE miraton amendamentin për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës, thirrje autoriteteve në RMV: Protestat studentore të mos portretizohen si destabilizuese
Gjatë një takimi në Vilnius të Lituanisë me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton ka shprehur mbështetjen e saj të fuqishme për Kosovën në të gjitha proceset që vendi ka përpara.
Klinton përgëzoi me këtë rast Jahjagën për zgjedhjen në këtë post dhe përforcoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për një mbështetje të vazhdueshme.
Presidentja kosovare falenderoi nga ana e saj shefen e diplomacisë amerikane për të gjithë ndihmën që Uashingtoni i ka dhënë Kosovës, duke e cilësuar rolin e Shteteve të Bashkuara në rajonin e Ballkanit si të pazëvendësueshëm dhe të domosdoshëm në proceset e integrimeve europiane.
Top Channel