Europa League, sfidat e para për Vllazninë dhe Flamurtarin

30/06/2011 15:20

Ndeshjet e para paraeleminatore të Europa League, rikthejnë skuadrat shqiptare në arenën europiane.

Vllaznia dhe Flamurtari do të luajnë sfidat e para në fushat kundërshtare, përkatësisht në Maltë dhe në Mal të Zi.

Mes dy skuadrave shqiptare favoritja për t’u kthyer me fitore është Vllaznia.

Fitorja e shkodranëve të cilët do të përballen me ekipin e Birkirkara-s është kuotur nga kompanitë e basteve me koefiçient 2.4, kundrejt kuotimit 2.8 të fitores së vendasve.

Ndryshe është situata në ndeshjen mes malazezëve të Buduknost dhe Flamurtarit.

Fitorja e vlonjatëve është pothuajse e pamundur, të paktën sipas bukmejkërsave.

Suksesi i ekipit të Maganit në ndeshjen e parë është kuotuar, 7.55 kundrejt 1.4 të fitores së vendasve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA