Pastrim të parave të pista. Kjo është akuza për të cilën është arrestuar pronari i skuadrës së futbollit të Birmingham City, Carson Yeung.
Zëdhënësi i policisë së ish kolonisë britanike ka saktësuar se Yeung, ish parukier 51 vjeçar, është akuzuar se ka blerë prona me të ardhura nga operacione të paligjshme.
Sipas dokumenteve që zotërojnë prokurorët, vlera e këtyre pronave është më shumë se 92 milionë dollarë.
Birmingham City vjen nga një sezon i dobët në Premier League.
Në një komunikatë të shpërndarë nga faqja e shoqërisë, presidenti Peter Pannu thekson se akuzat ndaj Yeung nuk kanë të bëjnë me situatën e Birmingham dhe shton se sipas ligjit, një person është i pafajshëm derisa nuk është provuar fajësia e tij.
Top Channel