Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Nish të Serbisë, ku një nënë 35-vjecare ka hedhur nga ballkoni dy fëmijët e saj 2 dhe 5 vjec.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë serbe, sipas të cilave djali 2-vjecar ka gjetur menjëherë vdekjen, ndërsa vajza ka shpëtuar dhe po merr mjekime në spital.

Sipas burimeve, të cilat i referohen policisë, pasi ka hedhur fëmijët, 35-vjecarja është hedhur edhe vetë nga ballkoni i katit të katërt, duke gjetur menjëherë vdekjen.

Burimet shtojnë se policia lokale po kryen hetime për të zbardhur motivet e veprimit të nënës, që dyshohet se janë depresioni ose gjendja ekonomike.

Top Channel