Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuci ka kritikuar kryetarin e LDK-së dhe të komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, se neglizhencat në punën e tij po i mbulon me akuza ndaj qeverisë.

Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, Kuci i ka bërë thirrje Mustafës që nëse ka prova për shkelje të qeverisë, t’i drejtohet prokurorisë dhe gjykatës.

Gjithashtu, Kuci e ka ftuar kreun e komunës së kryeqytetit në një debat televiziv, ku sipas tij mund të hapen të gjitha cështjet.

Më tej, ministri i Drejtësisë ka shtuar se qeveria e Kosovës i merr shumë seriozisht kritikat e bëra në raportet e organizatave ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA