Kosovë, kthimi i pronës, “plagë e rëndë”

29/06/2011 16:35

Cështja e kthimit të pronave të uzurpuara vazhdon të mbetet një “plagë e rëndë” në Kosovë, edhe 11 vjet pas përfundimit të luftës.

Sipas mediave kosovare, që i referohen një raporti të OSBE-së, deri tani janë zgjidhur mbi 29 cështje të lidhura me pronën, ndërkohë që të pazgjidhura kanë mbetur 45 mijë të tjera.

Sipas burimeve, problemet e pronës prekin kryesisht komunitetin serb, por edhe shqiptarët që jetojnë në veri të Kosovës.

Drejtues të Agjencisë Kosovare të Pronës kanë deklaruar se situata politike dhe ngjarjet e fundit kanë ndikuar në ngadalësimin e zgjidhjes së këtyre cështjeve.

Ndërkohë, raporti i OSBE-së rekomandon që gjykatat të njohin përgjegjësitë e AKP-së dhe që institucionet e tjera ta ndihmojnë atë financiarisht.

Në raport kërkohet gjithashtu krijimi i një fondi të posacëm për të kompensuar viktimat e uzurpimit të pronave.

Top Channel