Kosova, Krasniqi kundër modelit “gjermanâ€
29/06/2011 02:25
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është shprehur kundër propozimit të diplomatit gjerman Ishinger që midis Kosovës dhe Serbisë të ndiqet modeli i dy Gjermanive.
Por zoti Krasniqi nuk ka dashur të komentojë disa nga marrëveshjet për të cilat Serbia dhe Kosova kanë nisur dialogun teknik dhe pritet që shumë shpejt të jenë dakort.
“Ai model nuk mund të bëjë kurrë punë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Ai model u aplikua mes gjermanësh, kurse kushtet, marrëdhëniet që ka Kosova me Serbinë ja të një natyre tjetër”, tha Krasniqi.
Top Channel