Një nënë e re kosovare humbi jetën duke u munduar të shpëtojë fëmijën e
saj që kishte rënë në lumin Oglio në provincën e Bergamos, ku dy familje
kosovare kishin shkuar për të kaluar një pasdite clodhëse.
Vogelushi 12-vjeçar Ermal Zeneli kishte rënë në ujë dhe nëna e tij, Merheme,pa marre parasysh rrezikun dhe megjithese nuk dinte te notonte, ishte versulur drejt femijes se saj, qe po rrembehej nga uji. Pa rezultat përpjekjet për t’i shpëtuar. Familja Zeneli, prindët dhe tre fëmijët, ishin bashkuar prej pak kohësh ne Itali, pasi kryefamijari kishte jetuar per disa vjet vetem ne Bergamo ku punon si murator.
Po planet e thurura për të ardhmen u shkermoqën, të fshira nga rrjedha e ujit. Çdo vit ne Itali vdesin 400 persona nga mbytja. Veren e kaluar, pikerisht ne kete pjese te lumit Oglio jane regjistruar disa viktima, kryesisht te huaj.
Top Channel