Hoxhaj: Idetë e Tadic, të rrezikshme
29/06/2011 10:40
Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj deklaron se idetë e
presidentit serb Boris Tadic për ndarjen e Kosovës janë të rrezikshme
prë paqen dhe sigurinë në Ballkan.
Hoxhaj, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Sofje, u shpreh se ekzistenca e shteteve në Ballkan, varet sot nga perspektiva evropiane e tyre.
Në ditën e dytë të vizitës në Bullgari, sipas RTK-se, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj para dhjetëra diplomatëve të shteteve të ndryshme ka mbajtur një ligjëratë në Institutin Diplomatik të Bullgarisë me temën “Shtetndërtimi dhe perspektiva Evropiane e Kosovës”.
Top Channel