Prokuroria e qarkut në Prishtinë tashmë ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë zyrtarëve të komunës së kryeqytetit. (UPDATE)

Zyrtarët komunalë u arrestuan nga policia nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës. Ata u mbajtën në paraburgim një muaj e me pas u liruan, ndërkohë që vetëm tani prokuroria ngriti edhe aktakuzën ndaj tyre.

Këto shkelje proceduriale, sipas avokatit Tomë Gashi, po bëhen pasi ky rast është politizuar tej mase. Sipas Gashit, akuzat që rëndojnë ndaj zyrtarëve të komunës janë të pabaza.

Ekrem Rexha, Ridvan Shahini, Refik Sadiku, Halil Fejziu, Qazim Bajrami dhe Hazir Krasniqi akuzohen se kanë urdhëruar një pagesë të paparashikuar në kontratën e ndërtimit të një kolektori mbi lumin “Prishtina”, në lagjen “Kalabria”.

Por nga ana e komunës së Prishtinës, këto arrestime janë parë si sulme politike ndaj partisë më të madhe opozitare, LDK, kreu i së cilës drejton dhe komunën e kryeqytetit.

Top Channel