Me 155 vota pro nga gjithsej 300, 138  vota kunder dhe me 5 deputete qe
kane deklaruar thjesht “te pranishem” parlamenti grek ka aprovuar
Planin Afatmesem me masat e ashpra financiare ne nje seance parlamentare
teper te tensionuar.

Nga 155 deputete te PASOK 154 kane votuar “pro”,njeri ka votuar kunder, por humbje ka pasur edhe ne kahun tjeter. Nje nga 86 deputetet e Demokracise se Re ka votuar “pro” ndersa  84 deputetet e tjere te kesaj partie kane votuar “kunder”.Edhe nje deputet i nje partie tjeter nuk eshte ndodhur ne salle.

Deputetet e Partise Komuniste, te Aleances se Majte Synaspimos dhe ultranacionalistet e partise Laos Kane votuar “kunder”. “Te pranishem” kane votuar deputete e partise se re “Aleanca Demokratike” te Dora Bakojanis.

Ne kete menyre i hapet drita jeshile kestit te peste prej 12 miliard euro qe do marre Greqia nga paketa prej 110 miliard euro e BE dhe FMN. Votimi eshte ndjekur me interes te jashtezakonshem nga mediat boterore, si dhe nga udheheqesit e BE dhe Eurozones, sepse ne rast se nuk do te aprovohej Plani Afatmesem, Greqia do te shkonte drejt falimentimit dhe kjo do te sillte pasoja te papara ne vendet anetare te saj.Ne oret e ardhshme pritet te votohet edhe ligji per zbatimin e ketij plani.

Ne fund te votimit Jorgos Papandreu ka perjashtuar nga grupi i tij parlamentar deputetin e PASOK-ut Jorgos Kuruplis, i cili ka votuar kunder,ndersa eshte larguar nga grupi parlamentar i Demokracise se Re per arsye se votoi pro Planit Afatmesem,nje prej anetareve me te shquara te kesaj partie Elsa Papadhimitriu qe pritet t’i bashkohet partise se Rete djathte te Dora Bakojanis.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA