Nje prej seancave me dramatike zhvillohet ne parlamentin grek, ku deputetet e tij votojne per miratimin e masave te ashpra financiare, nderkohe qe jashte nderteses mijera qytetare vazhdojne protesten e tyre.
Shume prej deputeteve u eshte dashur te hyjne ne salle nen mbrojtjen e
forcave policore. Dje ne diten e pare te greves 48 oreshe jane shenuar
konfrontime nga me te dhunshmet para parlamentit, qysh prej dhjetorit
te vitit 2008 ,ne trazirat qe shperthyen pas vrasjes nga dora e nje
polici te adoleshentit 15 vjecar Aleksandros Grigoropulos.
Dhjetëra anarkistë janë perleshur me forcat policore,te cilat kane
perdorur nje numer teper te madh te bombave me gaz lotsjelles. Pas
konfrontimeve dhe vandalizmave 46 vetë u plagosën, midis tyre 37 police,
ndersa jane kryer 14 arrestime.
Kryeministri Papandreu u ka bere thirrje gjithe deputeteve se nga vota e tyre sot, varet e ardhmja e kombit grek. Edhe udheheqesit e BE-së i kane bere te qarte Greqise qe ne se nuk aprovojne masat qe permban Plani Afatmesem vendi nuk mund t’i shmanget falimentimit te sigurte.Presidenti i BE-se, Herman Van Rompoi ka deklaruar se ndikimi i votes se deputeteve greke do te ndihet me pas ne mbare boten.
Socialisteve qe zoterojne 155 vende ne parlament, u duhen vetem 151 vota pro, por shume prej deputeteve te partise ne fuqi PASOK-ut kane shprehur pakenaqesi per masat shtrenguese te cilat sipas tyre cojne Greqine dekada pas dhe ulin ndjeshem nivelin e jeteses. Kryeministri Papndreu shpreson ne disa vota te deputeteve te pavarur, ndersa opozita konservatore ka deklaruar se nuk do te aporovoje Planin Afatmesem.
Shefja e sapoemeruar e FMN Kristin Lagarde u ka bere thirrje politikaneve greke qe te gjejne nje konsensus ne keto momente te veshtira per te shpetuar vendin nga falimentimi.
Nese parlamenti aprovon masat financiare Greqia do te marre te dielen kestin e saj te peste te ndihmes prej 12 miliard eurosh, ndersa zyrtaret europiane do te fillojen planifikimin e nje plani te dyte ndihme prej 120 miliard euro per te paguar borxhet e saj deri ne vitin 2014.
Sot ne diten e dyte te greves gjendja ne kryeqyetetin grek eshte kaotike perderisa mijera protestues vazhdojne te mblidhen para parlamentit, ndersa nuk perjashtohen konfrontime te reja.
Top Channel