Serbët kanë përkujtuar 622 vjetorin e betejës së Kosoves. Por këtë radhë provokatorët serbë nuk kanë mundur të shpëtojnë pa u ndëshkuar.

Për herë të parë policia e Kosovës ka ndaluar disa prej tyre pasi kanë fyer dhe provokuar forcat e rendit. Madje janë hequr edhe flamujt serb dhe pankartat me përmbajtje nacionaliste.

Por liria e veprimit të Policisë së Kosovës ishte e kufizuar. Brenda territorit ku serbët po përkujtonin betejën e Kosovës, ndodhej policia e Eulex-it, e cila qendroi pasive gjatë gjithë kohës.

Serbët dogjën një flamur amerikan, fyen shqiptarët dhe shtetin e Kosovës, ndërsa shfaqen nostalgji për figurat shkaktare të luftërave t ëish-Jugosllavisë, si Sllobodan Milloshevic dhe Ratko Mlladic.

Patriarku Irinej, i bërë i famshëm tashmë për qendrimet nacionaliste anti-shqiptare, sërish iu drejtua qytetarëve serbë duke u shprehur se nësë është nevoja të flijohen për Kosovën.

Ndryshe nga të moshuarit, të rinjtë, megjithëse marrin pjesë në 622 vjetorin e betejës së Kosovës në Gazimestan, nuk dinë domethënien e saj.

Në këtë përvjetor mori pjesë edhe Ministri Serb për Kosovën, Goran Bogdanevic dhe zyrtarë të tjerë të ardhur posacërisht nga Beogradi.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA