Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic ka deklaruar se vendi i tij i
mirëpret bisedimet që po zhvillohen mes Serbisë dhe Kosovës.

Megjithatë, në një prononcim për mediat, Vujanovic është shprehur se procesi në fjalë është paksa i vonuar.

“Cdo gje që arrihet me marrëveshje, për Malin e Zi do të jetë e pranueshme”, ka pohuar Vujanovic.

Lidhur me bisedimet, autoritetet kosovare kanë njoftuar se në raundin e ardhshëm do të arrihen marrëveshje konkrete me palën serbe.

Lidhur me bisedimet, autoritetet kosovare kanë njoftuar se në raundin e ardhshëm do të arrihen marrëveshje konkrete me palën serbe.

Ndërkohë, duke komentuar deklaratat e mëparshme të homologut serb Boris Tadic për Shqipërinë e madhe, Vujanovic ka theksuar se Mali i Zi nuk frikësohet nga ky opsion.

“Mali i Zi nuk ka asnjë rrezik nga projekti i Shqipërisë së madhe. Mali i Zi ka afrimuar vlerat e shtetit qytetar, ndërsa shqiptarët jetojnë në Malin e Zi si në shtetin e tyre”, ka deklaruar Vujanovic. 

Top Channel