Autoritetet maqedonase duket se e kanë kthyer në një fenomen vendosjen e
monumenteve të figurave historike në sheshet e Shkupit.

Kështu, në sheshin “Maqedonia” të kryeqytetit ka nisur sot vendosja e përmendores së mbretit Samoil, pjesë e projektit të debatuar “Shkupi 2014”.

Vendosja e kësaj figure, që nga mediat lokale vlerësohet si “kontroverse”, ka nxitur debate në radhët e historianëve maqedonas.

Kjo, pasi figura në fjalë vlerësohet edhe nga Sofja si personalitet historik i Bullgarisë.

Përmendorja, e përpunuar me mermer të bardhë, është e gjatë 5 metra, ka një bazament 3.5 metra dhe do të përmbajë edhe disa vizatime të gdhendura.

Autor i saj është Dimitar Filipovski, ndërsa punimi është kryer nga galeria e artit “Pietro Bazzanti & Figlio”, me seli në Itali.

Vlera e saj është disa milionë euro, por gjithësesi më pak se statuja e Aleksandrit të Madh që kushtoi 10 milionë euro dhe shkaktoi një seri polemikash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA