Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se vendi i tij është në pritje
për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Berlin, Tadic ka theksuar se Beogradi nuk do ta ndryshojë qëndrimin e vet përsa i përket Kosovës.

“Zgjidhja e cështjes së Kosovës është shumë e rëndësishme për të dy popujt”, është shprehur kreu i shtetit serb.

Pavarësisht se Beogradi mendon se njohja e Kosovës nuk do të jetë kusht për anëtarësimin në BE, analistë të ndryshëm thonë se, këtë kusht Brukseli do ta paraqesë nga fundi i negociatave të anëtarësimit.

Top Channel