Kanë nisur ethet për Kupën e Amerikës, që këtë vit do të zhvillohet në
Argjentinë. Ekipet pretendente janë si zakonisht ato latine, në vecanti
Brazili dhe Argjentina, që kanë filluar të “tregojnë dhëmbët” me
formacionet dhe skemat e lojës.
Kështu, Brazili do të ketë një skemë ofensive të përgatitur nga trajneri Mano Menezes me 4 sulmues, Alexandre Pato, Neymar, Robinho dhe Paulo Henrique Ganso.
Menezes ka konfirmuar se ka ndërmend të aktivizojë të katër lojtarët, me Pato përpara në zonë dhe tre të tjerët në vijë pas tij.
Ndërsa lojtarët tek të cilët pritet të përqendrohet gjithë vëmendja janë:
Leo Messi – Në përfundim të një sezoni të shkëlqyer me Barcelonën, “pleshti” do të veshë sërish fanelën e “Seleccion”, që nuk i solli shumë fat në botërorin e Afrikës, ku nuk shënoi asnjë gol. Në ditët e fundit, nga Buenos Airesi, ai ka ritheksuar mijëra herë se dëshiron të kthehet në Spanjë me “Kupën e Amerikës” në krah.
Neymar – Të gjithë prozhektorët, dhe jo vetëm ata brazilianë, do të drejtohen tek 19-vjecari Neymar. Prej kohësh kampioni i Santos duket se do të shpërthejë papritur në nivelet maksimale. Ronaldo nuk ka dyshime për këtë dhe vetëm pak ditë më parë ka siguruar se kurora prej fenomeni do të vendoset së shpejti në kokën e tij.
Edinson Cavani – Bomberi uruguajan synon të përfundojë në Argjentinë suksesin që ka arritur në Napoli. Qëllimi i tij është të bëjë për vete tifozët me golat e tij bashkë me patriotin Diego Forlan.
Javier Pastore – Elegancë dhe klas. Ylli i Palermos ka tërhequr vëmendjen me lojën e tij si në Itali ashtu edhe në Argjentinë, ku para se të kalonte në kontinentin e vjetër luante me Huracan.
Emra të tjerë janë: Alexis Sanchez (Argjentinë), Radamel Falcao Garcia (Kolumbi), Lucas Barrios (Paraguaj), Elkin Soto (Kolumbi), Jose’ Salomon Rondon (Venezuelë), Joel Campbell (Amerikë).
Top Channel