Këtë të premte prapë do të protestohet në Prishtinë nga besimtarët muslimane, të organizuar nga lëvizja “Bashkohu”.

Ky mbetet qëndrimi i këshillit organizativ të kësaj proteste, pavarësisht thirrjeve nga Bashkësia Islame që të ndiqet rruga institucionale.

Po ashtu edhe ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi ka paralajmëruar se nuk do të lejohet bllokimi i rrugës.

Fuad Ramiqi i lëvizjes “Bashkohu” kujtoi se kryeministri Hashim Thaçi ka premtuar para dhe gjatë fushatës elektorale për ndërtimin e një xhamie në Prishtinë, por pa përmendur vendin ku do të ndërtohet.

Ndërsa Sabri Bajgora nga Bashkësia Islame kërkesën e besimtarëve muslimanë e ka përkrahur, por i ka lutur ata që t’i ftohin gjakrat dhe që këtë punë t’ia lënë institucionit të vetëm të muslimanëve në Kosovë.

Në anën tjetër, është ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi, protestën për një xhami e sheh si të drejtë të organizatorëve, por ka paralajmëruar besimtarët musliman që ditë më parë bllokuan rrugën, se kjo nuk do të lejohet të premteve të tjera.

Sidoqoftë, në dy të premte të kaluara besimtarët muslimanë në shenjë proteste kryen rritet e tyre fetare duke bllokur rrugën, duke e detyruar policin të ndërhyjë për të rikthyer qarkullimin në normalitet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA