Messi: Do mbyll karrierën në Argjentinë

28/06/2011 15:50

Lionel Messi e di shumë mirë se çdo të bëjë në të ardhmen: besnikëri të gjatë ndaj Barcelonës dhe më pas mbyllja e karrierës në Argjentinë.

“Nëse do të ikja nga Evropa, do jetë vetëm për t’u kthyer në Argjentinë. Aty do i them ‘ndal’ futbollit”, shpjegon pleshti për versionin kolumbian të “El Pais”.

Ai thekson se nuk do të shkojë në asnjë skuadër tjetër në Evropë që nuk do jetë blaugrana.

“Reali Madridit? Nuk besoj, nuk kam nevojë të shkoj në ndonjë vend tjetër. Jam i lumtur me Barcelonën, shpresoj të qendroj derisa të kthehem në vendin tim”, theksoi Messi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA