Kosovë, 30 ditë burg serbit, s’iu bind policisë
28/06/2011 13:30
Gjykata e Podujevës, në veri-lindje të Kosovës, ka dënuar me 30 ditë
burg një shtetas serb, i arrestuar dje në pikën kufitare të Merdares.
Sipas mediave kosovare, shtetasi Todor Doshalevic, me banim në Jagodinë të Serbisë, u arrestua pasi refuzoi urdhërin e policisë për të hequr një flamur të madh të Serbisë që mbante në makinën e tij teksa po hynte në Kosovë.
Gjithashtu, raportojnë burimet, 40-vjecari ka sharë dhe ofenduar agjentët e Policisë së Kosovës, duke thënë se Kosova është Serbi dhe se ai nuk e njeh policinë kosovare.
Top Channel