Nga mesnata e për 48 orët në vazhdim Greqia është e paralizuar. Sindikatat njoftuan mbajtjen e një greve të përgjithshme si në sektoret publike ashtu dhe në ato private për të kundërshtuar planet e ashpra të qeverisë së Papandreut për shpëtimin e vendit nga falimenti.

Mijëra njerëz priten të dalin gjatë orëve të ditës së sotme në rrugët e Athinës dhe të qyteteve të tjera greke, ndërkohë që grevës i është bashkangjitur edhe transporti publik.

Ditën e hënë, kryeministri grek gjatë një fjalimi u kërkoi parlamentarëve vendas të miratojnë planin e tij të shkurtimeve financiare prej 28 miliard eurosh, si të vetmen rrugë për rimëkëmbjen e ekonomisë vendase.

Nëse plani afatmesëm i Papandreut nuk kalon në parlamentin vendas, Bashkimi Europian mund të tërhiqet nga dhënia e këstit të radhës për Greqinë prej 12 miliard eurosh, cka do të ishte katastrofike për financat helene të cilat shterojnë brenda pak javëve.

Top Channel