Gasperini: Krenari të stërvisësh Interin
28/06/2011 12:30
“Është një krenari e vërtetë të stërvisësh Interin. Ishte një surprizë
në fillim, por tani ekziston ambicja dhe dëshira për të luajtur një
sezon të madh”.
Me këto fjalë e ka komentuar detyrën e tij të re tekniku i klubit zikaltër, Gian Piero Gasperini, në një intervistë për televizionin e ekipit.
Për Gasperinin, ardhja tek Inter është një pikë si nisjeje, ashtu edhe mbërritjeje. “Janë të dyja gjërat.
Deri para pak kohësh mund të ishte një pikë mbërritjeje, ndërsa që tani e tutje do të jetë një pikë nisjeje për t’i dhënë sa më shumë gëzime skuadrës”, është shprehur Gasperini.
Top Channel