Qindra protestues u perleshen me policinë gjatë mesditës në qendër të
Athinës, ne kohen qe mijera protestues te tjere ndodheshin jashte
godines se parlamentit ne  kundershtim te masave drastike qe ka
ndermarre qeveria Papandreu per shpetimin e vendit nga falimenti
ekonomik.

Protestuesit per te cilet policia thote se jane anarkiste,qelluan me gure dhe sende te forta kunder forcave te shumta te policise qe jane te ngarkuara me ruajtjen e rendit.

Prej dhunes se protestuesve nuk shpetuan as vitrinat e dyqaneve, godinat e bankave dhe trotuaret,mermeret e te cilave u kthyen ne arme ne durat e tyre per te goditur pa meshire mbi policine. Policia u pergjigj me gaz lotsjelles dhe kimikate. Rruget rreth qendres se kryeqyteti grek u kthyen ne arene perleshjesh,te cilat vazhdojne ende.

Policia tha se ka ndaluar disa persona,ndersa ne spitalet e Athines deri tani jane derguar 6 prej protestuesve, nje i plagosur me thike dhe 5 te tjere me plage nga guret dhe shkopinjte e gomes se policise.Situata  e rendit ne kryeqytetin helen pritet te behet edhe me e rende gjate oreve ne vazhdim, kur priten te tjere protestues t’i bashkohen levizjes te te indinjuarve, te cilet per te 34 dite vazhdojne protestat e tyre jashte parlamentit grek.Protestuesit kerkojne prej parlamentit qe te mos votoje planin afatmesem ekonomik, kusht te vendosur prej trojkes europiane dhe FMN-se si kusht per vazhdimin e ndihmes per Athinen, ekonomia e se ciles eshte vetem nje hap kolapsit te plote.

Top Channel